Kristina Jorgaqi
Pasi kisha rilexuar me shumë kënaqësi, pas kaq e kaq vitesh, romanin e famshëm të Fojtvangerit Çifutja e Toledos dhe përpiqesha të ndaja me një miken time mendimet dhe emocionet që më kish rizgjuar ai libër, mësova në bisedë e sipër një fakt të çuditshëm. Shqipëruesi i njohur i veprës, me origjinë çifute, ishte shprehur si në biseda private, ashtu edhe publikisht se e refuzonte prerazi përdorimin e fjalës çifut për shkak të ngarkesës negative që ka marrë kuptimi i saj në shqipe.
Në çast e kapa veten duke menduar se si do t’ia bënte përkthyesi me titullin në variantin e ri të veprës, të cilën kisha dëgjuar se do ta ribotonte të plotësuar? Do t’i vinte një titull tjetër, krejt të ri, apo do të zëvendësonte vetëm fjalën çifutja? E nëse bënte këtë të dytën, ç’mund të dilte? Hebreja e Toledos, Izraelitja e Toledos, Judeasja e Toledos …? Në të vërtetë, asnjeri nga këta tituj virtualë nuk më rrinte mirë. Hebreja më tingëllonte tepër librore, prandaj dhe disi e panatyrshme, ndërsa izraelitja dhe judeasja, me atë ngarkesën e tyre biblike, më dukeshin krejt të papërshtatshme …
Nejse, nuk ia vlente që të vazhdoja të vrisja mendjen gjatë për të gjetur titullin e ri të romanit, që afërmendsh s’ishte puna e lexuesve si unë, por e përkthyesit[1]. Për mua si gjuhëtare kishte më shumë rëndësi fakti që refuzohej të përdorej një fjalë e ngulitur dhe aq popullore e shqipes për shkak kinse të ngjyrimit përçmues që ajo kishte marrë.
Sot në shqipe ka, siç dihet, tri emra që përdoren për të shënuar pjesëtarët e atij populli, i cili ka pasë jetuar deri në shekujt e parë të erës sonë në Palestinë, por që më vonë u shpërnda në vende të ndryshme të botës. Dhe këta janë: çifut, hebre e izraelit. Ndër këto, fjala çifut – me prejardhje nga turqishtja – është më e vjetra, prandaj dhe më popullorja në shqipe. Përpara pushtimit turk, në shqipe përdorej një fjalë tjetër, e huazuar nga italishtja, fjala xhudhi, të cilën e ndeshim tek të gjithë autorët tanë të vjetër: Buzuku, Budi, Bardhi e Bogdani. Ndërsa fjalët hebre dhe izraelit janë shumë më të reja, të ardhura në shqipe nga gjuhët neolatine (italishtja e frëngjishtja), kryesisht nëpërmjet rrugës librore.
Fjala çifut, duke qenë një fjalë e vjetër dhe njëkohësisht me njohje e përdorim shumë të gjerë në mbarë shqipen, ka pësuar natyrisht edhe ndryshime kuptimore. Kështu, përveç kuptimit si etnonim, domethënë si emër që shënon përkatësinë apo prejardhjen nga një popull i caktuar, fjala ka zhvilluar edhe një kuptim tjetër: “njeri shumë dorështrënguar dhe që në çdo gjë sheh përfitimin e vet” (Fjalori i shqipes së sotme, 2002). Madje një kuptim të tillë me ngjyrim keqësues nuk e gjejmë vetëm në shqipe, por edhe në shumë gjuhë të tjera të Europës.
Prapa këtij kuptimi “fshihet” një fakt historik: shumë çifutë, për shekuj me radhë, kanë ushtruar profesionin e fajdexhiut, çka do të thotë se ata janë identifikuar shpesh me të keqen. Veç kësaj, të mos harrojmë imazhin aspak të mirë që u kultivua për ta për shekuj me radhë në botën e krishterë si vrasës të Krishtit. Letërsia, gjithashtu, për hir të së vërtetës, ka ndihmuar për të gdhendur arketipin fizik e moral të çifutëve. Mjaft të kujtojmë figurën e Shilokut te Tregtari i Venedikut apo të Kolbit te Paraja e Emil Zolasë. Tëgjitha këto, kuptohet, nuk kish si të mos linin gjurmë edhe në gjuhë.
Sidoqoftë, kuptimi i dytë që ka marrë fjala çifut, edhe pse me ngjyrim keqësues, nuk ndikon aspak në përdorimin normal të saj si etnonim. Zhvillimet e kuptimeve të ndryshme brenda të njëjtës fjalë dhe bashkekzistenca e tyre bën pjesë në “fiziologjinë” e çdo gjuhe. Heqja e një fjale nga përdorimi vetëm pse kjo ka zhvilluar një kuptim keqësues, nuk mund të kryhet në mënyrë voluntariste, aq më pak prej një njeriu të vetëm. Është pak a shumë njësoj sikur ndonjë intelektual erudit, adhurues i Ciceronit, oratorit të lashtësisë, të ngrihet sot e të thotë se duhet gjetur një fjalë tjetër për të shënuar “personin që shpjegon e drejton vizitorët në një ekspozitë, vend turistik etj.” e jo të përdoret fjala ciceron, pasi kjo e ul figurën e oratorit të shquar.
Në gjuhë, krahas ndryshimeve të brendshme, ka edhe ndryshime të cilat imponohen nga jashtë. Si një shembull, ndonëse jo dhe aq të zakontë, do të përmendja faktin që në SHBA, në vitet 60 të shekullit XX, u zhvillua një lëvizje e fuqishme feministe, në kuadrin e së cilës u ndërmor edhe një fushatë kundër përdorimit seksist të gjuhës. Feministet kërkonin, ndër të tjera, që gjithë emrat e gjinisë mashkullore që përdoreshin për të shënuar si meshkujt dhe femrat, të eliminoheshin. Në vend të tyre të përdoreshin trajta neutrale. Kishte edhe kërkesa të tjera nga më të habitshmet, por që çuditërisht, siç doli nga një studim i kryer pas dhjetë vjetësh që nga fillimi i fushatës, ishin pranuar dhe kishin gjetur zbatim mjaft të gjerë në gjuhën e shkruar.
E pra, nëse për një çast do të hamendësonim që një numër i madh shqiptarësh me prejardhje hebreje nesër-pasnesër do të ngrihej dhe, në kuadrin e një lëvizjeje të gjerë për mbrojtjen e të drejtave të tyre si komunitet, do të kërkonte nxjerrjen nga përdorimi të fjalës çifut, mund të ndodhte që, nga gjuha zyrtare, ajo edhe të dilte. Sidoqoftë, tani për tani të paktën, kjo nuk ka gjasë të ngjajë. Le të vazhdojmë atëherë ta përdorim fjalën çifut e krahas saj edhe sinonimin hebre (jo ebre). Por kujdes me izraelit. Ky emër do të ishte mirë të përdorej kryesisht për të shënuar “shtetasin e Izraelit”. Apo, së bashku me judeas, edhe si term biblik e historik.
(Marrë nga Sportel i hapur i shqipes, Ombra GVG, Tiranë 2008)
[1]Ky roman u ribotua më pas me titullin Çifutka e Toledos
Ne fakt nga zhargoni popullor nuk eshte e mundur ta shkeputesh si etnonim. Egziston edhe nje shpjegim tjeter per kete emertimin çifut. Thuhet qe emertimi shpjegohet me shqipen per te pershkruar nje individ jo te deshirueshem, “çi-fut” dmth çe-fut (çe fut, bie fjala ne shtepi) por kjo nuk ka shume rendesi. Origjina mund te jete dhe nga turqishtja siç thote autori.
Duke u nisur nga konteksti mbi te cilin perdoret kryesisht kjo fjale ne shqip nga shqiptaret qe per hir te se vertetes ne me te shumten e rasteve perdoret me nje konotacion negativ per te pershkuar dike apo kur i drejtohemi dikujt jo te deshirueshem, atehere mendoj qe ne perdorimin e kesaj fjale duhet pasur kujdes!
Degjova fjalen e Kryeministrit ne kuvend, ku natyrisht ma vrau veshin perdorimi i kesaj fjale , kur po i drejtohej opozites, me sarkazem mbi gjoja prokupimin e tyre mbi Jeruzalemin.
Pertej temes qe po diskutohej, drejtimi i Kryeministrit Hebrenjeve me fjalen Çifut mendoj se eshte i pavend, aq me teper per njerez te rendesishem, me detyra te rendesishme dhe publike.
Kaq ne fakt ju desh dhe hinenave te LSI-per te nuhatur çdo arome qe nuk vjen ere te mire per ta perdorur publikisht kunder kundershtarit politik siç beri Vasili menjehere me status ne fb.
Edhe pse e mendoj si nje gabim perdorimin e fjales Çifut nga Kryeministri dhe jo Hebre, arij ta kuptoj, pse Kryeministri ju referua Hebrenjeve me fjalen Çifut,thjesht vetem per ti dhene nje thek orovajtjeve pa destinacion te opozites dhe butaforizmit te diskutimit te saj pa lidhje, ne parlament.
“Cifutja e Toledos”- asnje fjale tjeter nuk e zevendeson kete dhe vete fjala “cifute” ,ne gjuhen shqipe nuk ka no-
cionin pexhiorativ, perkundrazi jep nje perfytyrim te se
kures,delikates, zonjezes se brishte,etj.etj.
Ndersa fjala “cifut” si njeri doreleshuar, gobsek,fajdexhi,
etj. nuk,ka kurrefare lidhje me te paren. Po shpjegohem:
Ne SHBA, perdorimi i fjales “negro” qe i referohet zeza-
ku amerikan ka kuptimi pexhiorativ dhe eshte e ndaluar te perdoret . Nuk mund t’i thuash kurre ” negro” nje zeza-
ku Amerike ! Duhet thene: filan person i ” RACES SE ZE-
ZE” . Ndersa ne vendet e Karaibeve fjala “NEGRO” ka
dy kuptime negative dhe pozitive ! Dhe konfidencialisht
perdoret shume , psh. ” hajde negro” , “me degjo negro” ,
eshte sikur t’i therrasesh ndonje shoku : hajde vellacko” .!
Pra, shume fjale kane dy kuptime dhe varet ku dhe si e
perdor ,keshtuqe fjala ” Cifutja e Toledos” per mendimin
tim ka ate kuptim qe s’duhet ndryshuar kurre emri “cifute”
sepse kjo fjale i jep pikerisht ngjyrosjen e “embelsise” se
kesaj femre. Ku ne vitin 1988 vizitova per here te pare
Toledon mbeta i habitur ne hyrjen e Katedrales se Tole-
dos,ne te djathte pashe pikturen e madhe te vdekjes se
“Kontit Orgoz” ,ne mangen e tij ,ne mos kam harruar,
shkruhej “Cervantes”, qe kishte marre pjese ne ceremo-
nite mortore te KONTIT. Nejse, nje kuriozitet…!
I gjithe ky shkrim, per tju lepire shokut edver,
duke demantuar akuzen e petrit vasilit qe rama eshte antisemit, sepse perdori fjalen cifut.
Jepi keshtu moj shoqe, nje hapje shalesh je larg postit te ministreshes.
o Arben
Po mire ore i paudhe
Cfare je ti qe nen nje emer anonim ke kurajon e idiotit te vesh ne diskutim nje akademik?
Edhe nese je idiot anonim, shkrimin a e lexove?
Aty ke referenca
Ke autoire
Futu online ose shko ne biblioteke. Verifikoji. Dhe pasi ti verifikosh hajde shkruaj dhe repliko nese nuk je dakord.
Po si more leshko, qeka i mjaftueshem qe ti pasi ke mbushur zorren me ndonje sallam minjsh, te ulesh para kompjuterit dhe te gromesish skepticizmat e tua prej injoranti?
Kush ta jep ty kete te drejte?
Edhe nese ta jep bota e sotme e internetit, ti vete a ke ndonje kapister gomari qe te te permbaj e se paku te mendohesh dy here para se te zhgaravitesh??
Nuk ka nevoje te mendoje dy here nje komentus kur shikon Gani USA se sa hajvan i shkalles se larte eshte !!
Akademikija na derdellis,se si duhet ti themi ,Cifutit dhe
po i themi Cifut nuk kemi bere ndonje gabim !!
Dhe krye- hajvani shqiptar per te mencurit,qe nuk i shqetson problemi i cifuterise thone [ nuk ka bene as me te voglin gabim ] Akademiku Cifut nuk harxhon kohen e tij ,se dikush ne Europe i foli shqiptarit ne nje emer tjeter qe nuk kendohet mire.Ky akademik cifut mundohet te shkruaj sa me shume per Cifuterine dhe interesin e shtetit cifut.Po te jetoshe ne nje popull ku ben pjese Ganiu akademikija ,Vasili apo dhe ky hajvani
qe ben sikur qeveris,,, kete popull do ta grrije morri dhe
varferija.Cifutit veje emra sa te duash [ nuk shqetesohet ] por shikon sa me shume te pasurohet dhe te mesohet. Gani hajvani,me vjen keq qe me more kohen e florinjte timen,te te replikoja. Une Tartufi ndoshta jam nga shqiptaret e pakte qe kisha dhe kam te beje me nje
mase te madhe Cifutesh,, te zgjuar,mashtruse,te ndershem e te tjera.
Z. Gani, te falenderoj per saktesine e komentit ne lidhje me ”mendimin” e te paudhit real, qe nuk le rast pa hedhur balt’, sa here qe shikon apo lexon ndonje shkrim me argumente shkencore…
Jam plotesisht me ju dhe ndjej detyrim moral te te falenderoj perzemersisht.
Shendet e suksese!
E keqija e madhe e nje problemi gjithmone eshte se kur mendon te pastroshe rrugen nga nje hajvan qe te ka dale
perpara shtohet dhe nje super hajvan tjeter,qe te pengon .
Ganiu ngelet ne shkallen e pare te hajvanit,,, kurse ti fraza
ja kalon Ganiut disa shkalla,per nga idiotizmi ,me shkencat dhe argumentat shkencore,per te percaktuar si duhet ti flasi mocalori dhe shpellari shqiptar cifutit,qe te mos akuzohet si diskriminus.Njerzit e besimit luten tek Zoti ti rruaj nga hajvanerija,qe nuk dine se c fare bejne !!
Ore, ajo ndoshta eshte ne rregul, shkrimin e ka te
2008. Eshte redaksia qe lepihet, lapsusi im.
E para gja ne kete bote ashte edukata e comonucimit pamvaresisht se si I tjetri vlereson nje shkrim apo nje opinion ne nje debat intellectual ofendimi eshte munges argumenti
Une s’jam dakort se si Kristina Jogarqi e ka shtruar kete ceshtjen e perdorimit te emnit “Cifut”
Pse mundesh te me drejtohesh ti ?
Pergjigja e jeme ashte kjo sepse edhe perpara se me u perdore fjala cifut nga turko-fjalet qe i ka hauzuar shqipja edhe fjala xhulli s’ashte aspak fjale e pelqyeme sepse ne shumicen e perdorimit te saje ka pase kuptimin e fjales vrasesit e Krishtit
A ashte e vertete qe kjo ka pase kuptimin e per te pershkruar nje njeri te pashpirte fjala s’ashte fajtore perdorimi I saje ka kene i padrejte , prandaj une jam per te mos censuruar asnje fjale por perdorimi i saje duhet te marre nje menyr te re
Ne si shoqeni e civilizueme ne duhet ne menyr te ndergjegjshme pa u diktuar nga asnje ligj i shkruem te perdorim kete fjale jo si metafore por per te indentifikuar nje popull ne kete rast hebrenjet
Une sugjeroje qe ne te ardhmen ne menyre konshiente ta perdorim fjalen hebru
Sinqerisht
Tonin Veshta
Neve na takon që zyrtarisht të përdorim një fjalë të pranueshme për të interesuarit: hebre ose jehudi. Për këta, siç ma kanë thënë vetë, fjala çifut është përçmuese. Ajo vjen nga osmanishtja. Atyre u pëlqen të quhen hebre ose jehudi, sa i përket përkatësisë etnike. Fjalën çifut në gojën e shqiptarëve e tolerojnë, se e dinë që këta e përdorin pa të keq. Ndërsa fjala judeas tregon banorët me origjinë nga Judea, njëlloj sikur të thuash tiranas. Pra shumë mirë mund të thuhej jehudia e Toledos. Ndërsa fjala izraelit tregon përkatësinë fetare dhe izraelian, përkatësinë shtetërore.
Keqardhje njerzore dhe profesionale,per shkruesen Jorgaqi:
Se pari,ajo e pranon qe fjala “cifut“,ka nje interpretim diskriminues dhe racist dhe megjithate si pa te keq,kjo ´´intelektuale´´ i jep OK,perdorimit te saj!!!!!
Se dyti,kjo fjale,qenka nje barbarizem,pra turqizem e ardhur me pushtimin aziatik.
Megjithse kjo´´ gjuhetare´´,e di qe gjiuha jone ka prejardhje indo-europiane,por kjo nuk e pengon kete qe te vazhdoje ta bastardoje gjuhen tone me fjale,te cilat nuk kane fare lidhje me te,per me teper dhe te natyres sharese nga Anadolli.
E po i falet,si shumices mender intelektualeve arnautas.:
Ku kimia ku Mariado ,thosh dikur profesori i shquar i kimise Minella Karajani.
Ku i madhi Robert Shvarc
,ku Kristina e zhytur ne dokerrina.
E nderuar Kristina, keni bere nje shkrim shume te mire, qe pa u marre medokrra te atyre te cilet e quajne veten politikane, kerkuan ta perdorin politikisht nje fjale te kryeministrit Rama, nderkohe qe vete nuk kane lene fjale te shqipes e fjale te huajj pa perdorur kunder qeverise aktuale dhe kryeminsitri. E pakta gje qe mund te thuhet me kete rast eshte se sa pa argumente e zhvillojne te ashtuquajturen “lufte politike” opozitaret e sotem te formatit Vasili.
Jo e ardhur nga turqishtja si fjale, por vetem nga turqishtja. Kjo ndodhi me 1492, kur çifutet te perzene nga Spanja prej Ferdinandit e Izabeles vetem Turqia i pranoi ne teritorin e saj. Kjo beri qe vetem ne Selanik te krijohej varreza me e madhe e çifuteve(te ashtuquajtur sefardike) ne Bote prej afro 500 000 varresh.. Mbi ato varre sot eshte ngritur kompleksi Aristoteli ku nuk ka mbetur me asnje gjurme. Mbeturina te asaj varreze gjigande mund t’i shohesh sot ne trotuaret e ngushta te Selanikut, te cilat kane si shtroje mermerin e varreve çifute. Kjo duket qarte nga lemimi se jane pjese e varreve te dikurshme. Une vete, kam nje dhender çifut nga ata te Vlores me mbiemer Sollomoni. Gjate çdo bisede te bere me te, ai asnjehere nuk ka perdorur fjale tjeter per vete dhe komunitetin veç asaj “çifut”. Kesisoj edhe djali i tij, nipi im kete fjale perdor. znj Kristina kishte kohe qe s’e kishim degjuar te shfaqte mendimet e saj te çmuara per gjuhen shqipe e drejtshkrimin e saj. I uroj me gjithe zemer gjithe te mirat.
Lini mor fjalet ne vendin e tyre ne gjuhen shqipe.Fjalet Cifut,jevg,korofillak,maxhar,vllah,sllav,tartar,ermenj,ltin,freng,shkja,shkje,shkine,jane fjale te vjetra te gjuhes shqipe me te cilat populli i lashte i ketyre trojeve,ka quajtur banoret e huaj qe kane kaluar kendej ,me te cilet ka pasur te beje,ose jane imponuar si fqinj.Keni vendosur te perdorni fjalen Hebre.Pa lakoje pak gjinine femerore,cfare cpifesire del???Hebreeje,i,e hebrejes,prej nje hebreje,hebrejen
Po ne cifut i kemi quajtur ata. Ne se kjo fjale i lendon pak ata, duhet ta shikojne vet se kush e ka fajin. Ata gjithmone kane qene njerezit me te papelqyer ne te gjitha vendet dhe jo vetem tek ne. Ata pretendojne se zoti i ka zgjedhur ata ne toke, por cudia eshte se njerezit ne toke i percmojne ata. Ata jane te gjithe hileqare dhe nuk e njohin humanizmin dhe besen.Na u beka thirrje te ndryshojme gjuhen se u lendokan ata per nje gje qe e kane krijuar vet.. Perse injorantet e tipt Vasili nuk interesohen ose ankohen per fjalet ofenduese qe perdorin te huajte per ne, por i ardhka keq per cifutet. Asnje e keqe nuk u eshte bere atyre. Namin e keq per vehten e tyre e kane krijuar vet historikisht. Ne se do te behet nje sondazh per ta ne bote sot, ne te gjithe popujte e botes per ata ka nje antipati te madhe. Ata nuk njohin parime, vetem njohin parane dhe per te vrasin dhe djegin cdo gje. Perse duhet te tregohemi servile para ketyre qenieve. Cfare perfitimi kemi nga te paparimtet. Ne te gjithe boten thuhet qe kurre mos i beso nje cifuti. Njollen qe ia kane vene vehtes ne nuk mund tua heqim. Por edhe po ua hoqem ne si do te bejme me boten tjeter, apo edhe ate do tia leme Vasilit qe ta rregulloj.
Po ne turqisht c’kuptim ka fjala Cifut ? Eshte fjale ofenduese ? Dihet qe tek ne fjala KOS eshte e perdoreshme e normale .behet fjale per ndryshimin qe peson qymshti nen veprimin e baktereve…. Mirepo me sa di ne Iran kjo fjale ka kuptim shume te keq… Ndaj them Cifut ne Turqisht c’kuptim ka ? Po kur themi keta jane Hebrej,menjehere vete mendja se jane Cifut….. .
Autori amerikan Jim Marrs, ne librin e tij ‘ Kush e sundon boten”, thekson se :’ Fjalori i Trashegime Amerikane te Gjuhes Angleze e pershkruan nje hebre si pjestar te popullit semitik, nje race e cila e ka prejardhjen nga Abrahami i Ungjillit te Vjeter, i cili, per ironi te fatit, perfshin ne kete race edhe pjesen me te madhe te arabeve . Nga ana tjeter , nje çifut eshte adhurues i judanizmit, nje besim qe eshte trasheguar brez pas brezi nga izraelitet . Nje sionist eshte anetar i nje levizjeje politike qe ka per qellim ruajtjen dhe çuarjen me tej te synimeve te shtetit te Izraelit. Keto perbejne tri çeshtje te ndara nga njera – tjetra : racen, besimin dhe politiken. “
Sa larg jemi ne nga keto fenomene.Sa halle ka ky vend perpara se te meremi me keto “e lagu” “s’e lagu”. Po futja kot,shkruaj edhe ti ca rreshta per te justifiku rrogen e mjere.
Komentues te nderuar,sa me te avancuar te tregoheni,aq me kujdes duhet te beni:Nje shembul :Albhade,thote :ndersa fjala cifut,si njeri doreleshuar ,gobsek,fajdexhi…qe te treja keto fjale jane te kundertat e njera -tjetres.Dorelesuesi-kuptohet,gobseku,eshte nje personash kurrnac-pra jo doreleshuar.Po ashtu edhe fajdexhiu,eshte vetem gobsek.Lexoni Molierin dhe mos shkruani qyfyre.
Po kur them une qe alphade eshte nje kokerr idioti, dalin ca idiote te tjere dhe kerkojne shpiegime. Flm Krist qe e vure ne dukje edhe ti kete alphaden qe eshte IDIOT.