Suela Mëhilli skualifikohet nga Lojërat Olimpike dimërore

Ornela

Suela Mëhilli e përfundoi më shpejt nga ç’pritej garën e slalomit special në ski të Lojërave Olimpike dimërore që po zhvillohen në Korenë e Jugut.

Gabimi teknik i skiatores shqiptare, në raundin e parë, i kushtoi në garën që u shtye për shkak të erërave të forta.

Gjatë zhvillimit të kësaj gare, Suela Mëhilli shmangu një nga stekat e vendosura në pistë. Kjo gjë konsiderohet si një faull teknik, dhe prandaj u skualifikua përfundimisht nga kjo disiplinë.

Në 18 dhe 22 shkurt do t’i takojë 31 vjecarit, Erjon Tolës të garojë në Lojërat Olimpike dimërore, në slalomin gjigant dhe atë special.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *