Suela Mëhilli e përfundoi më shpejt nga ç’pritej garën e slalomit special në ski të Lojërave Olimpike dimërore që po zhvillohen në Korenë e Jugut.
Gabimi teknik i skiatores shqiptare, në raundin e parë, i kushtoi në garën që u shtye për shkak të erërave të forta.
Gjatë zhvillimit të kësaj gare, Suela Mëhilli shmangu një nga stekat e vendosura në pistë. Kjo gjë konsiderohet si një faull teknik, dhe prandaj u skualifikua përfundimisht nga kjo disiplinë.
Në 18 dhe 22 shkurt do t’i takojë 31 vjecarit, Erjon Tolës të garojë në Lojërat Olimpike dimërore, në slalomin gjigant dhe atë special.
o.j/dita
