Një aksident me makinë, me pasojë vdekjen e një personi është shënuar sot në Elbasan.
Automjeti me targa AA 931 HR ka dalë nga rruga, dhe është përplasur me një kolonë betoni të një muri rrethues, në aksin Cërrik-Mollas.
Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit, 20-vjeçari me inicialet A.Xh nga fshati Shtëpanjë.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
s.a/dita
