Aksident në aksin rrugor Cërrik-Mollas / Humbet jetën 20-vjeçari

Dita

Një aksident me makinë, me pasojë vdekjen e një personi është shënuar sot në Elbasan.

Automjeti me targa AA 931 HR ka dalë nga rruga, dhe është përplasur me një kolonë betoni të një muri rrethues, në aksin Cërrik-Mollas.

Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit, 20-vjeçari me inicialet A.Xh nga fshati Shtëpanjë.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *