Kur në vitin 1993, Lisa Marie Presley, e bija e mbretit të muzikës, Elvis Presley mbushi 25 vjeç trashëgoi një pasuri nga babai i saj që arrinte në 100 milionë $.
Pas 25 vitesh, kanë mbetur vetëm 14,000 dollarë!
Lisa Marie Presley ka fajësuar për këtë ish-menaxherin e saj Barry Siegel, për të cilin kohët e fundit ka ngritur një padi për keqmenaxhim.
Ndërsa ai ia hedh të gjithë fajin trashëgimtares Presley, madje duke pretenduar se i detyrohet atij 800,000 $.
Në vitin 2005 Siegel kishte shitur 85% të kompanisë “Elvis Presley Enterprises” duke deklaruar se kjo e kishte liruar Marie Presley-n nga mbi 20 milionë dollarë borxhe dhe se gjithsesi ajo kishte ende në posedim më shumë se 40 milionë dollarë para cash.
“Është e qartë se Lisa Marie po kalon nëpër një periudhë shumë të vështirë në jetën e saj duke kërkuar të fajësojë të tjerët në vend që të marrë përgjegjësi”- deklaroi menaxheri me anë të avokatit të tij.
n.s. / dita
