Si të zhdukësh 100 milionë USD pasuri, e të të ngelen vetëm… 14 mijë!

editor
<> at the Hyatt Regency Century Plaza on May 10, 2012 in Century City, California.

Kur në vitin 1993, Lisa Marie Presley, e bija e mbretit të muzikës, Elvis Presley mbushi 25 vjeç trashëgoi një pasuri nga babai i saj  që arrinte në 100 milionë $.

Pas 25 vitesh, kanë mbetur vetëm 14,000 dollarë!

Lisa Marie Presley ka fajësuar për këtë ish-menaxherin e saj Barry Siegel, për të cilin kohët e fundit ka ngritur një padi për keqmenaxhim.

Ndërsa ai ia hedh të gjithë fajin trashëgimtares Presley, madje duke pretenduar se i detyrohet atij  800,000 $.

Në vitin 2005 Siegel kishte shitur 85% të kompanisë “Elvis Presley Enterprises” duke deklaruar se kjo e kishte liruar Marie Presley-n nga mbi 20 milionë dollarë borxhe dhe se gjithsesi ajo kishte ende në posedim më shumë se 40 milionë dollarë para cash.

“Është e qartë se Lisa Marie po kalon nëpër një periudhë shumë të vështirë në jetën e saj duke kërkuar të fajësojë të tjerët në vend që të marrë përgjegjësi”- deklaroi menaxheri me anë të avokatit të tij.

n.s. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *