Mali i Buretos (1763m) ka një gjatësi prej rreth 14-15 km dhe shtrihet nga Gryka e Suhës deri në kufirin shtetëror shqiptaro-grek.
Ai është i përbërë kryesisht nga formime gëlqerore.
Kurrizi i malit është i gjerë, gati i sheshtë dhe i mbushur me format dhe relievet karstike, sidomos me hinka, vrimat ujëthithëse, gropat, puset, etj.
Përgjatë këtij shpati kalon një thyerje e theksuar tektonike, e cila ka kushtëzuar daljen e burimeve karakteristike, si dhe burimet minerale të Glinës, që ndodhen aty pranë.
Veçanti janë dhe guvat e thella dhe peisazhet shkëmbore.
Buzë Buretos shtrihet Libohova.
n.s. / dita

— Nje shtes te vogel
— BURETO eshte pjese e vargmalit ;-Shendelli -Lunxheri-Bureto. . Ne lindje te ketij vargmali [paralel] shrihet vargmali tjeter’ Trebeshine -Dhembel- Nemrcke….Kaq.
Wow, keto jane komentet per te cilat kemi nevoje.
Respekte!
Per Bureton,pyetni me mire Bashkim Finon.Ai e njoeh me rreenje e dhemballe,sepse ja ka shpjeguar Vasili,miku i tij i vjeter.