Ku ndodhet Mali i Buretos?

Nela

Mali i Buretos (1763m) ka një gjatësi prej rreth 14-15 km dhe shtrihet nga Gryka e Suhës deri në kufirin shtetëror shqiptaro-grek.

Ai është i përbërë kryesisht nga formime gëlqerore.

Kurrizi i malit është i gjerë, gati i sheshtë dhe i mbushur me format dhe relievet karstike, sidomos me hinka, vrimat ujëthithëse, gropat, puset, etj.

Përgjatë këtij shpati kalon një thyerje e theksuar tektonike, e cila ka kushtëzuar daljen e burimeve karakteristike, si dhe burimet minerale të Glinës, që ndodhen aty pranë.

Veçanti janë dhe guvat e thella dhe peisazhet shkëmbore.

Buzë Buretos shtrihet Libohova.

n.s. / dita

Share This Article
3 Comments
  • — Nje shtes te vogel
    — BURETO eshte pjese e vargmalit ;-Shendelli -Lunxheri-Bureto. . Ne lindje te ketij vargmali [paralel] shrihet vargmali tjeter’ Trebeshine -Dhembel- Nemrcke….Kaq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *