Romani “Te porta e Shën Pjetrit” i shkrimtarit Fatos Kongoli është kthyer në skenar filmi. Me titullin “Ada”, regjisori Spartak Pecani pritet të sjellë fabulën e Kongolit në kinema në shtator.
Personazhet e filmit luhen nga një trupë aktorësh nga Kosova dhe Shqipëria. Rolin kryesor në këtë film, regjisori ia ka besuar aktores kosovare Ilirjana Blakaj, ndërsa një rol tjetër i është besuar edhe aktorit Enver Petrovci.
Emra të njohur të kinematografisë shqiptare si Elvira Diamanti, Ndriçim Xhepa dhe Reshat Arbana janë pjesë e filmit gjithashtu.
Xhirimet tashmë kanë përfunduar dhe mbetet pak më shumë se një muaj nga premiera.

Ende vazhdojne te harxhojne para per filma nga regjisore te deshtuar?Apo nje menyre per te vjedhe parate e taksapaguesve shqiptare nen siglen ‘per zhvillimin e kultures shqiptare’