“Te porta e Shën Pjetrit”, së shpejti në ekran

anazapta

Romani “Te porta e Shën Pjetrit” i shkrimtarit Fatos Kongoli është kthyer në skenar filmi. Me titullin “Ada”, regjisori Spartak Pecani pritet të sjellë fabulën e Kongolit në kinema në shtator.

Personazhet e filmit luhen nga një trupë aktorësh nga Kosova dhe Shqipëria. Rolin kryesor në këtë film, regjisori ia ka besuar aktores kosovare Ilirjana Blakaj, ndërsa një rol tjetër i është besuar edhe aktorit Enver Petrovci.

Emra të njohur të kinematografisë shqiptare si Elvira Diamanti, Ndriçim Xhepa dhe Reshat Arbana janë pjesë e filmit gjithashtu.

Xhirimet tashmë kanë përfunduar dhe mbetet pak më shumë se një muaj nga premiera.

 

Share This Article
1 Comment
  • Ende vazhdojne te harxhojne para per filma nga regjisore te deshtuar?Apo nje menyre per te vjedhe parate e taksapaguesve shqiptare nen siglen ‘per zhvillimin e kultures shqiptare’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *