Prokuroria e Përgjithshme e landit Shlesvig-Holshtajn bën të ditur se do të kërkojë të esktradojë në Spanjë ish-kreun e qeverisë së Katalonjës, Carles Puigdemont.
Drejtësia spanjolle e akuzon Puigdemont për rebelim, për shkak të shpalljes së pavarësisë së Katalonjës, dhe prokuroria e landit gjerman ka bërë kërkesën për ekstradim në Gjykatë të Lartë.
Carles Puigdemont u arrestua në fund të marsit në Gjermani.
Qeveria gjermane është shprehur se nuk do të rëndohen marrëdhëniet me Spanjën për shkak të ish-kryetarit të qeverisë katalanase. Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert u shpreh pas arrestimit të Puigdemont, se rasti është trajtuar sipas ligjeve gjermane e rregulloreve evropiane në fuqi.
“Spanja është një vend demokratik dhe konflikti për Katalonjën duhet të zgjidhet brenda të drejtës dhe ligjit kushtetues spanjoll”, ka thënë Seibert.
s.a/dita
