Prokurorët gjermanë: Të ekstradohet ish-Presidenti i Katalonjës

Dita
epa06628626 (FILE) - Carles Puigdemont, Catalan leader, addresses his speech during a panel titled 'Does independence still matter in 21st century Europe?' at the Graduate Institute Geneva, in Geneva, Switzerland, 21 March 2018 (reissued 25 March 2018). Accoring to reports, German police on 25 March 2018 allegedly detained former Catalan leader Puigdemont after he crossed into Germany from Denmark. Puigdemont is sought by Spain who issued an European arrest warrant against the former leader who is living in exile in Belgium. EPA-EFE/SALVATORE DI NOLFI

Prokuroria e Përgjithshme e landit Shlesvig-Holshtajn bën të ditur se do të kërkojë të esktradojë në Spanjë ish-kreun e qeverisë së Katalonjës, Carles Puigdemont.

Drejtësia spanjolle e akuzon Puigdemont për rebelim, për shkak të shpalljes së pavarësisë së Katalonjës, dhe prokuroria e landit gjerman ka bërë kërkesën për ekstradim në Gjykatë të Lartë.

Carles Puigdemont u arrestua në fund të marsit në Gjermani.

Qeveria gjermane është shprehur se nuk do të rëndohen marrëdhëniet me Spanjën për shkak të ish-kryetarit të qeverisë katalanase. Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert u shpreh pas arrestimit të Puigdemont, se rasti është trajtuar sipas ligjeve gjermane e rregulloreve evropiane në fuqi.

“Spanja është një vend demokratik dhe konflikti për Katalonjën duhet të zgjidhet brenda të drejtës dhe ligjit kushtetues spanjoll”, ka thënë Seibert.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *