Barack Obama mbush sot 52 vjeç. Në ditën e tij të ditëlindjes, presidenti amerikan ka kaluar disa orë në rezidencën presidenciale “Camp David”, në Meryland.
Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë shumë detaje për mënyrën e festimit të ditëlindjes, por e sigurt është se pas tyre, presidentin amerikan e pret një javë e ngjeshur me udhëtime dhe takime të rëndësishme.
Ai do të udhëtojë drejt bregut jugperëndimor të SHBA-së, për të diskutuar rreth planit të ndihmës për banorët, do të marrë pjesë në “The Tonight Show”, emisioni i gazetarit të njohur Jay Leno dhe do të vizitojë trupat ushtarake në Camp Pendelton. Gjithashtu, të mërkurën, ai pret në shtëpinë e Bardhë kryeministrin grek.

U BEFTE 100 VJEC.
Edhe 48 vite te tjera te uroj!