Ditëlindja e Obamës

anazapta

Barack Obama mbush sot 52 vjeç. Në ditën e tij të ditëlindjes, presidenti amerikan ka kaluar disa orë në rezidencën presidenciale “Camp David”, në Meryland.

Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë shumë detaje për mënyrën e festimit të ditëlindjes, por e sigurt është se pas tyre, presidentin amerikan e pret një javë  e ngjeshur me udhëtime dhe takime të rëndësishme.

Ai do të udhëtojë drejt bregut jugperëndimor të SHBA-së, për të diskutuar rreth planit të ndihmës për banorët, do të marrë pjesë në “The Tonight Show”, emisioni i gazetarit të njohur Jay Leno dhe do të vizitojë trupat ushtarake në Camp Pendelton. Gjithashtu, të mërkurën, ai pret në shtëpinë e Bardhë kryeministrin grek.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *