Zbardhet vendimi i gjykatës suedeze për Majollarin, ja pse iu refuzua azili

Dita

Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Goteborgut në Suedi, dhe arsyet e refuzimit të kërkesës për azil nga Mario Majollari, i vrarë të martën në mbrëmje në zonën e Kinostudios.

Në një kopje të këtij vendimi që disponon Tv Klan thuhet se, historia dhe provat e të riut shqiptar nuk kanë qenë bindëse, dhe se në Shqipëri Mario Majollarit mund t’i ofrohej një mbrojtje e pranueshme.

“Nga informacionet e dhëna nga vendi, duket se sistemi ligjor i Shqipërisë, përkundër mangësive ekzistuese, në përgjithësi mund t’u ofrojë qytetarëve individual një nivel të pranueshëm mbrojtjeje nga gjakmarrja. Mario Majollari nuk e ka shfrytëzuar potencialin për mbrojtje në vendin e tij të origjinës. Prandaj ai duhet të kontaktojë autoritetet për ndihmë dhe mbrojtje”, shkruhet në vendimin e Gjykatës së Goteborgut.

Mario Majollari kishte thënë në Gjykatë se i rrezikohej jeta nga pjesëtarët e familjeve Gjuzi dhe Nela, sepse babai i tij kishte vrarë dy persona nga familjet e përmendura. Dhe avokati i Majollarit kishte thënë se ky i fundit ishte përndjekur nga të afërm të viktimave.

Dyshimet janë se autori i  vrasjes së 28-vjeçarit mund të ketë qenë Kastriot Gjuzi, i cili tashmë është në kërkim nga policia.

s.a/dita

Share This Article
3 Comments
  • Ai qe mori gjakun, qe ti shpetoje gjakmarjes duhet te shkoje ne Suedi, se e ka te sigurte qendrimin atje sepse kete rradhe gjykata suedeze nuk do te perserisi gabim in qe beri……….

  • Sipas jush e ka fajin suedia pse shqiptarët janë kriminela
    dhe vriten me njëri tjetrin ?
    E keni llogjiken e shtrembër dhe jo realiste.
    Ju vrisni,vidhni ushqeni kriminalitetin dhe korrupsionin,
    kurse të tjerët duhet tju zgjidhin problemet.Jo.
    Mëshirë njerëzore për një jetë të humbur.

    • Moralisht keni te drejte praktikisht keni gabuar Vendose veten ne pozicionin e te ndjerit si do te veproje Nuk jane te gjithe kriminele por mekanizmi i sistemit te ben dhe kriminel dhe njekohesisht viktimeAta nuk kane nevoje vetem per meshire

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *