Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Goteborgut në Suedi, dhe arsyet e refuzimit të kërkesës për azil nga Mario Majollari, i vrarë të martën në mbrëmje në zonën e Kinostudios.
Në një kopje të këtij vendimi që disponon Tv Klan thuhet se, historia dhe provat e të riut shqiptar nuk kanë qenë bindëse, dhe se në Shqipëri Mario Majollarit mund t’i ofrohej një mbrojtje e pranueshme.
“Nga informacionet e dhëna nga vendi, duket se sistemi ligjor i Shqipërisë, përkundër mangësive ekzistuese, në përgjithësi mund t’u ofrojë qytetarëve individual një nivel të pranueshëm mbrojtjeje nga gjakmarrja. Mario Majollari nuk e ka shfrytëzuar potencialin për mbrojtje në vendin e tij të origjinës. Prandaj ai duhet të kontaktojë autoritetet për ndihmë dhe mbrojtje”, shkruhet në vendimin e Gjykatës së Goteborgut.
Mario Majollari kishte thënë në Gjykatë se i rrezikohej jeta nga pjesëtarët e familjeve Gjuzi dhe Nela, sepse babai i tij kishte vrarë dy persona nga familjet e përmendura. Dhe avokati i Majollarit kishte thënë se ky i fundit ishte përndjekur nga të afërm të viktimave.
Dyshimet janë se autori i vrasjes së 28-vjeçarit mund të ketë qenë Kastriot Gjuzi, i cili tashmë është në kërkim nga policia.
s.a/dita

Ai qe mori gjakun, qe ti shpetoje gjakmarjes duhet te shkoje ne Suedi, se e ka te sigurte qendrimin atje sepse kete rradhe gjykata suedeze nuk do te perserisi gabim in qe beri……….
Sipas jush e ka fajin suedia pse shqiptarët janë kriminela
dhe vriten me njëri tjetrin ?
E keni llogjiken e shtrembër dhe jo realiste.
Ju vrisni,vidhni ushqeni kriminalitetin dhe korrupsionin,
kurse të tjerët duhet tju zgjidhin problemet.Jo.
Mëshirë njerëzore për një jetë të humbur.
Moralisht keni te drejte praktikisht keni gabuar Vendose veten ne pozicionin e te ndjerit si do te veproje Nuk jane te gjithe kriminele por mekanizmi i sistemit te ben dhe kriminel dhe njekohesisht viktimeAta nuk kane nevoje vetem per meshire