Luftëtari arriti të korrë një fitore mjaft interesante në Shkodër.
Ekipi gjirokastrit triumfoi me rezultatin 2-0 pasditen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi”.
Përballja e Luftëtarit me Vllazninë, e cila u vendos nga golat e Abazajt dhe Bregut në pjesën e dytë të lojës, e ngjit ekipin gjirokastrit në vendin e tretë.
Momentalisht, Luftëtari gjendet në pritje të ndeshjeve të tjera të javës së 30.
Për Vllazninë kjo ishte një humbje e dytë, pas asaj në fushën e Teutës, dhe kjo ndalesë ia vështirëson akoma dhe më shumë situatën për të qëndruar në Superligë.
s.a/dita

Nuk fitohet more Vllazni me turq.
Keshtu e ka humbja kur paraqitesh ne ndeshje me djepin e futbollit.Rritni kalamjt te bahen sportiste.Mos e mbani mendjen tek djepi ne doni fitore.