Luftëtari mund Vllazninë, ngjitet në vend të tretë

Dita

Luftëtari arriti të korrë një fitore mjaft interesante në Shkodër.

Ekipi gjirokastrit triumfoi me rezultatin 2-0 pasditen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi”.

Përballja e Luftëtarit me Vllazninë, e cila u vendos nga golat e Abazajt dhe Bregut në pjesën e dytë të lojës, e ngjit ekipin gjirokastrit në vendin e tretë.

Momentalisht, Luftëtari gjendet në pritje të ndeshjeve të tjera të javës së 30.

Për Vllazninë kjo ishte një humbje e dytë, pas asaj në fushën e Teutës, dhe kjo ndalesë ia vështirëson akoma dhe më shumë situatën për të qëndruar në Superligë.

s.a/dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *