Ministria e Drejtësisë i kërkon KLD-së shkarkimin e 4 gjyqtarëve

Leda Hysa

 

Ne mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë që do të mbahet më 7 maj 2018, Ministria e Drejtësisë do të kërkojë shkarkimin e 4 gjyqtarëve dhe miratimin e një dorëheqje, sipas raportit të mbledhjes të zbardhur nga  Report Tv. Por kush janë gjyqtarët që kërkohen masë shkarkimi dhe shkaqet?

Njëri është Petraq Curri, gjyqtari i Durrësit që sipas Ministrisë së Drejtësisë ka shkelur ligjin duke liruar nga qelia Alket Hatinë të konsideruar baroni i drogës. Këtë akuzë Hatia e ka mohuar duke deklaruar se ai nuk dorëzohet, pasi e akuzojnë padrejtësisht për një dënim që ai e ka shlyer më parë.

Një tjetër gjyqtar për të cilin kërkohet shkarkimi është gjyqtari i Fierit, Ergys Selmani, i cili ishte gjyqtari që vonoi zbardhjen e urdhrit të mbrojtjes të shtetases Liljana Ruka që u vra më pas nga bashkëshorti i saj.

Shkarkim kërkohet edhe për gjyqtarin administrativ të Shkodrës, Ahmet Jangulli dhe administrativ të Vlorës Ken Dhima.

Ndërsa zyrtarisht dorëheqjen në KLD e ka paraqitur gjyqtarja e Durrësit Merita Xhani, kërkesë të cilën e ka paraqitur prej datës 8 shkurt 2018.

l.h/ dita

Share This Article
6 Comments
  • Sec kam pas nje besim tek kjo qe kur u vu qe do ja dilte mire dhe deri tani na e ka treguar kte gje. Bravo

  • Me cfare lexuam kater Gjyqtaret jo vetem duhen debuar me shkelma nga sistemi i Padrejtesise, por te paditen penalisht e te pergjigjen per mos zbatim te ligjit duke vendosur edhe fatin me vdekje te se ndjeres qe pershkruhet ne kete shkrim.

  • E ku ka bythe Like Floriri hajduti me bllok ne dore, te beje DREJTESI me ata qe e mbrojten nga dhe i dhane pafajsi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *