Ne mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë që do të mbahet më 7 maj 2018, Ministria e Drejtësisë do të kërkojë shkarkimin e 4 gjyqtarëve dhe miratimin e një dorëheqje, sipas raportit të mbledhjes të zbardhur nga Report Tv. Por kush janë gjyqtarët që kërkohen masë shkarkimi dhe shkaqet?
Njëri është Petraq Curri, gjyqtari i Durrësit që sipas Ministrisë së Drejtësisë ka shkelur ligjin duke liruar nga qelia Alket Hatinë të konsideruar baroni i drogës. Këtë akuzë Hatia e ka mohuar duke deklaruar se ai nuk dorëzohet, pasi e akuzojnë padrejtësisht për një dënim që ai e ka shlyer më parë.
Një tjetër gjyqtar për të cilin kërkohet shkarkimi është gjyqtari i Fierit, Ergys Selmani, i cili ishte gjyqtari që vonoi zbardhjen e urdhrit të mbrojtjes të shtetases Liljana Ruka që u vra më pas nga bashkëshorti i saj.
Shkarkim kërkohet edhe për gjyqtarin administrativ të Shkodrës, Ahmet Jangulli dhe administrativ të Vlorës Ken Dhima.
Ndërsa zyrtarisht dorëheqjen në KLD e ka paraqitur gjyqtarja e Durrësit Merita Xhani, kërkesë të cilën e ka paraqitur prej datës 8 shkurt 2018.

l.h/ dita

Kjo do ta zbatoj tamam reformen fhe ka per ta zbatuar. Hallall i qoft
A cja u ka bere mire. Ti heqi ti zhduki kta te korruptuarit.
Ja ben mire kjo. Nuk ben per kte pune jep doreheqjen. Kjo eshte reforma dhe vetem kshu behet drejtesia
Sec kam pas nje besim tek kjo qe kur u vu qe do ja dilte mire dhe deri tani na e ka treguar kte gje. Bravo
Me cfare lexuam kater Gjyqtaret jo vetem duhen debuar me shkelma nga sistemi i Padrejtesise, por te paditen penalisht e te pergjigjen per mos zbatim te ligjit duke vendosur edhe fatin me vdekje te se ndjeres qe pershkruhet ne kete shkrim.
E ku ka bythe Like Floriri hajduti me bllok ne dore, te beje DREJTESI me ata qe e mbrojten nga dhe i dhane pafajsi.