Inspektorati Ndërtimor shemb dy ndërtime pa leje

anazapta

Inspektorati Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës ka vijuar edhe sot aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në kryeqytet. Dy objektet që janë prishur fillimisht janë një lavazh në rrugën “Shyqyri Ishmi”, pranë Xhamisë së Tabakëve, në njësinë bashkiake nr.1 dhe me pas një shtesë anësore në katin e tretë të një pallati, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, pranë stadiumit “Dinamo”, pjesë e njësisë bashkiake nr.5.

“Pas depozitimit të një numri të madh ankesash nga banorët e zonës përreth, nisur edhe nga ndotja e madhe mjedisore dhe akustike që krijonte por edhe nga shpërdorimi pa kriter i ujit të pijshëm,  Inspektorati Ndërtimor ka ndërhyrë duke e kthyer këtë objekt në gjendjen e tij fillestare”- thuhet në një njoftim të shpërndarë për shtyp.

Nuk dihet nëse gjatë aksionit për shembjen e ndërtimeve ka pasur rezistencë nga pronarët.

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *