Inspektorati Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës ka vijuar edhe sot aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në kryeqytet. Dy objektet që janë prishur fillimisht janë një lavazh në rrugën “Shyqyri Ishmi”, pranë Xhamisë së Tabakëve, në njësinë bashkiake nr.1 dhe me pas një shtesë anësore në katin e tretë të një pallati, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, pranë stadiumit “Dinamo”, pjesë e njësisë bashkiake nr.5.
“Pas depozitimit të një numri të madh ankesash nga banorët e zonës përreth, nisur edhe nga ndotja e madhe mjedisore dhe akustike që krijonte por edhe nga shpërdorimi pa kriter i ujit të pijshëm, Inspektorati Ndërtimor ka ndërhyrë duke e kthyer këtë objekt në gjendjen e tij fillestare”- thuhet në një njoftim të shpërndarë për shtyp.
Nuk dihet nëse gjatë aksionit për shembjen e ndërtimeve ka pasur rezistencë nga pronarët.
Ky plera shkon i [prish atyre qe jane te dobet. Nuk vjen tek Tirana e re ku ka ndertime mbi cdo pallat ne tarraze dhe nuk heq karriget e lokaleve tek blloku qe kane pushtuar trotuaret
Prishi 2 kjoskat ne krah te Policise Bashkiake po ta mbajti.
Hahahahahahahaha… Ndertim pa leje i fuqishem….Lavazh.
edhe baraket e romeve jane klasifikuar ndertim pa leje prandaj i prishen ne ate kohe..