Giuseppe Conte mendohet të jetë kryeministri i ardhshëm në Itali.
I lindur në Foggia, në vitin 1964, Conte është diplomuar për drejtësi në universitetin “La Sapienza” me nota maksimale.
Ai ka qenë anëtar i disa fondacioneve dhe agjencive shtetërore.
Conte është zgjedhur në vitin 2013 si anëtar i Këshillit të Presidencës së Drejtësisë Administrative.
Momentalisht është një avokat i të drejtës private në Universitetin e Firenzes. Ai njihet për përvojat e tij universitare ndërkombëtare sikurse në Yale, Cambridge dhe Sorbona.
Lideri i Lëvizjes “5 Yjet” e ka prezantuar fillimisht Giuseppe Conten si ministër të mundshëm të Administratës Publike. Më pas emri i tij i është propozuar dhe aleates në qeverisje, Lega Nordit, për të qenë kryeministër i ardhshëm i Italisë.
Emri i Conte-s pritet t’i paraqitet presidentit Sergio Mattarella.
s.a/dita
