Ja kush mendohet si kryeministër i ardhshëm i Italisë

Dita

Giuseppe Conte mendohet të jetë kryeministri i ardhshëm në Itali.

I lindur në Foggia, në vitin 1964, Conte është diplomuar për drejtësi në universitetin “La Sapienza” me nota maksimale.

Ai ka qenë anëtar i disa fondacioneve dhe agjencive shtetërore.

Conte është zgjedhur në vitin 2013 si anëtar i Këshillit të Presidencës së Drejtësisë Administrative.

Momentalisht është një avokat i të drejtës private në Universitetin e Firenzes. Ai njihet për përvojat e tij universitare ndërkombëtare sikurse në Yale, Cambridge dhe Sorbona.

Lideri i Lëvizjes “5 Yjet” e ka prezantuar fillimisht Giuseppe Conten si ministër të mundshëm të Administratës Publike. Më pas emri i tij i është propozuar dhe aleates në qeverisje, Lega Nordit, për të qenë kryeministër i ardhshëm i Italisë.

Emri i Conte-s pritet t’i paraqitet presidentit Sergio Mattarella.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *