Rama: Në Tiranë është bërë punë shumë e madhe për romët

redaktor

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar sërish kryebashkiakun Veliaj për punën që ka bërë në më pak se tre vite në Tiranë.

I ftuar mbrëmjen e sotme në një emision special ‘Opinion’ ku po trajtohen disa çështje sociale, Rama tha se në Bashkinë e Tiranës është bërë një punë e madhe për komunitetin rom.

Në Bashkinë e Tiranës është bërë një pune shumë e madhe për komunitetin rom, si me rastin e ndërtimit të banesave në Shkozë. Në fillim ka qenë probem i madh”, tha Rama.

Pas shtëpive të reja për 60 familjet rome në Lanabregas, kryebashkiaku Veliaj përuroi pak javë më parë edhe 60 banesa të reja për familjet e këtij komuniteti në Shkozë.

Tirana është qyteti i parë që i jep zgjidhje të qëndrueshme strehimit të kësaj shtrese të shoqërisë./e.k/dita

Share This Article
2 Comments
  • Rama u mundua te luaj rrolin e sensibilizuesit duke marr pjes ne ate panel ne emisionin Opinion ,…por faktikisht prania e kryeministrit pasqyronte mjermin qe ato familje vuanin nga keq qeverisja e tij.
    Paradoksi me i madh ishte kur debatonte me varferin qe po nxirrte syte ne ato pak minuta emision.

    Vetem nje kryeminister idiot debaton me varferin.

    Varferia kurohet nuk debatohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *