Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar sërish kryebashkiakun Veliaj për punën që ka bërë në më pak se tre vite në Tiranë.
I ftuar mbrëmjen e sotme në një emision special ‘Opinion’ ku po trajtohen disa çështje sociale, Rama tha se në Bashkinë e Tiranës është bërë një punë e madhe për komunitetin rom.
“Në Bashkinë e Tiranës është bërë një pune shumë e madhe për komunitetin rom, si me rastin e ndërtimit të banesave në Shkozë. Në fillim ka qenë probem i madh”, tha Rama.
Pas shtëpive të reja për 60 familjet rome në Lanabregas, kryebashkiaku Veliaj përuroi pak javë më parë edhe 60 banesa të reja për familjet e këtij komuniteti në Shkozë.
Tirana është qyteti i parë që i jep zgjidhje të qëndrueshme strehimit të kësaj shtrese të shoqërisë./e.k/dita

Rama u mundua te luaj rrolin e sensibilizuesit duke marr pjes ne ate panel ne emisionin Opinion ,…por faktikisht prania e kryeministrit pasqyronte mjermin qe ato familje vuanin nga keq qeverisja e tij.
Paradoksi me i madh ishte kur debatonte me varferin qe po nxirrte syte ne ato pak minuta emision.
Vetem nje kryeminister idiot debaton me varferin.
Varferia kurohet nuk debatohet.
Po per shqiptaret?