Lokalizimi i eksoplanetëve nuk është një risi në ditët tona. Në fakt janë konfirmuar më shumë se 3700 të tillë, pjesa më e madhe janë zbuluar dhe konfirmuar nga teleskopi Kepler i Nasës.
Por ky planet i zbuluar nga një ekip shkencëtarësh indianë është vërtet i veçantë.
Zbulimi u realizua nga spektografi PARAS dhe është hera e parë që gjendet një planet që orbiton një yll shumë të ngjashëm me Diellin.
Është pagëzuar me emërtimin EPIC 211945201b ose K2-236b dhe është mjaft i madh, rreth 27 herë më i madh se Toka.
Ekspertëve iu desh 1 vit e gjysëm në Observatorin Gurushikhar të PRL-së në Mount Abu, Indi duke studiuar ndryshimet e dritës që vinin nga ylli i planetit dhe konfirmuan masën e tij.
Planeti orbiton një yll të ngjashëm me Diellin, por është 7 herë më afër yllit të tij se Toka me Diellin, çka do të thotë se temperatura mund të shkojë 600 ºC .
Një vit në këtë planet zgjat afërsisht 19.5 ditë.
Edhe pse mundësitë e gjetjes së shenjave të jetës janë të pakta për K2-236b, astronomët sinjalizojnë se gjetja e tij është shumë domethënëse sepse ndihmon astronomët të gjejnë më shumë detaje sesi planetë të këtij lloji janë të aftë të formohen aq afër yllit të tyre.
b.m. / dita

