Aty ku një vit kalon për… 19.5 ditë!

b.m.

Lokalizimi i eksoplanetëve nuk është një risi në ditët tona. Në fakt janë konfirmuar më shumë se 3700 të tillë, pjesa më e madhe janë zbuluar dhe konfirmuar nga teleskopi Kepler i Nasës.

Por ky planet i zbuluar nga një ekip shkencëtarësh indianë është vërtet i veçantë.

Zbulimi u realizua nga spektografi PARAS dhe është hera e parë që gjendet një planet që orbiton një yll shumë të ngjashëm me Diellin.

Është pagëzuar me emërtimin EPIC 211945201b ose K2-236b dhe është mjaft i madh, rreth 27 herë më i madh se Toka.

Ekspertëve iu desh 1 vit e gjysëm në Observatorin Gurushikhar të PRL-së në Mount Abu, Indi duke studiuar ndryshimet e dritës që vinin nga ylli i planetit dhe konfirmuan masën e tij.

Planeti orbiton një yll të ngjashëm me Diellin, por është 7 herë më afër yllit të tij se Toka me Diellin, çka do të thotë se temperatura mund të shkojë 600 ºC .

Një vit në këtë planet zgjat afërsisht 19.5 ditë.

Edhe pse mundësitë e gjetjes së shenjave të jetës janë të pakta për K2-236b, astronomët sinjalizojnë se gjetja e tij është shumë domethënëse sepse ndihmon astronomët të gjejnë më shumë detaje sesi planetë të këtij lloji  janë të aftë të formohen aq afër yllit të tyre.

b.m. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *