Një person është gjetur i pajetë pasditen e së shtunës në lagjen “Parku” në Gramsh.
Policia bën të ditur se personi në fjalë është 42-vjeçari me inicialet O.L, banues në fshatin Grabovë e Poshtme.
Viktima shfaqet pa shenja dhune, ndërkohë që, policia vijon të raportojë se 42-vjeçari është parë në një lokal të lagjes “Parku” përpara se ai të gjendej i vdekur.
Shkaqet e vdekjes janë ende të paqarta, ndërsa po punohet për përcaktimin e tyre.
s.a/dita
