Ishte parë së fundmi në lokalin e lagjes, gjendet i vdekur 42-vjeçari

Dita

Një person është gjetur i pajetë pasditen e së shtunës në lagjen “Parku” në Gramsh.

Policia bën të ditur se personi në fjalë është 42-vjeçari me inicialet O.L, banues në fshatin Grabovë e Poshtme.

Viktima shfaqet pa shenja dhune, ndërkohë që, policia vijon të raportojë se 42-vjeçari është parë në një lokal të lagjes “Parku” përpara se ai të gjendej i vdekur.

Shkaqet e vdekjes janë ende të paqarta, ndërsa po punohet për përcaktimin e tyre.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *