Punimet në Tiranë- Durrës kanë përfunduar, dhe nga 1 korriku e tutje autostrada tashmë është e hapur.
Punimet në këtë aks rrugor kanë përfunduar brenda 16 ditësh, ashtu siç u premtua nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Me përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe motin e mirë, kanë qenë të shumtë ata që zgjodhën që t’i drejtohen bregdetit.
Besmiri, që në moshën 10-vjeçare ka shitur misra në Gjirin e Lalzit gjatë sezonit veror, ndryshe nga vitet e tjera dhe sot 19-vjeçar, thotë se për të ky sezon ka nisur sot.
Nga kjo e diel ka edhe më shumë efektivë policie për të menaxhuar trafikun drejt Gjirit të Lalzit, zonë shumë e frekuentuar gjatë ditëve të nxehta të verës.
l.h/ dita

Po Saliu ishte sot ne Gjirin e Lalezit ? Apo ishte i anga-
zhuar me fatkeqin e gardes ?!
Ngushullime familjes !!!