Përfundojnë punimet në Tiranë-Durrës, fluks në plazh

Leda Hysa

Punimet në  Tiranë- Durrës kanë përfunduar, dhe nga 1 korriku e tutje autostrada tashmë është e hapur.

Punimet në këtë aks rrugor kanë përfunduar brenda 16 ditësh, ashtu siç u premtua nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Me përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe motin e mirë, kanë qenë të shumtë ata që zgjodhën që t’i drejtohen bregdetit.

Besmiri, që në moshën 10-vjeçare ka shitur misra në Gjirin e Lalzit gjatë sezonit veror, ndryshe nga vitet e tjera dhe sot 19-vjeçar, thotë se për të ky sezon ka nisur sot.

Nga kjo e diel ka edhe më shumë efektivë policie për të menaxhuar trafikun drejt Gjirit të Lalzit, zonë shumë e frekuentuar gjatë ditëve të nxehta të verës.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *