Tensionet tregtare, Juncker dhe Trump takohen në Uashington më 25 korrik

Dita

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker  do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump më 25 korrik në Uashington.

Në fokus të diskutimeve të tyre do të jenë marrëdhëniet e tensionuara tregtare mes SHBA-së dhe BE-së.

“Presidenti Juncker dhe presidenti Trump do të fokusohen në përmirësimin e tregtisë transatlantike dhe fuqizimin e partneritetit ekonomik”, njoftoi Komisioni teksa bëri me dije datën e takimit.

Ky nuk është takimi i parë midis Trumpit dhe Juncker-it, pasi ata janë takuar javën e kaluar në Bruksel gjatë punimeve të samitit të NATO-s.

“Bashkimi Evropian e bën të pamundur për bujq, punëtorë dhe kompanitë tona që të bëjnë biznes në Evropë (SHBA-ja ka 151 miliardë dollarë deficit) dhe më pas ata kërkojnë që lehtësisht të mbrohen përmes NATO-s. Nuk funksionon ashtu”, pati thënë Trump përmes një postimi në Twitter.

Në fillim të muajit qershor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën tarifa në importet e çelikut dhe aluminit evropian, duke kërcënuar edhe me rritje të tarifave në makinat evropiane.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *