Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump më 25 korrik në Uashington.
Në fokus të diskutimeve të tyre do të jenë marrëdhëniet e tensionuara tregtare mes SHBA-së dhe BE-së.
“Presidenti Juncker dhe presidenti Trump do të fokusohen në përmirësimin e tregtisë transatlantike dhe fuqizimin e partneritetit ekonomik”, njoftoi Komisioni teksa bëri me dije datën e takimit.
Ky nuk është takimi i parë midis Trumpit dhe Juncker-it, pasi ata janë takuar javën e kaluar në Bruksel gjatë punimeve të samitit të NATO-s.
“Bashkimi Evropian e bën të pamundur për bujq, punëtorë dhe kompanitë tona që të bëjnë biznes në Evropë (SHBA-ja ka 151 miliardë dollarë deficit) dhe më pas ata kërkojnë që lehtësisht të mbrohen përmes NATO-s. Nuk funksionon ashtu”, pati thënë Trump përmes një postimi në Twitter.
Në fillim të muajit qershor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën tarifa në importet e çelikut dhe aluminit evropian, duke kërcënuar edhe me rritje të tarifave në makinat evropiane.
s.a/dita
