Një 22-vjeçar nga Mamurrasi është arrestuar këtë të enjte nga Policia e Kurbinit.
Ai është Emiljan LLeshaj.
LLeshaj ka qenë në kërkim që nga data 7 korrik, kur ka qëlluar në ajër me armë zjarri në qendër të Mamurrasit dhe nuk i është bindur punonjësve të policisë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “arrest me burg”.
s.a/dita
