Të shtëna me armë zjarri në Mamurras, arrestohet 22-vjeçari

Dita

Një 22-vjeçar nga Mamurrasi është arrestuar këtë të enjte nga Policia e Kurbinit.

Ai është Emiljan LLeshaj.

LLeshaj ka qenë në kërkim që nga data 7 korrik, kur ka qëlluar në ajër me armë zjarri në qendër të Mamurrasit dhe nuk i është bindur punonjësve të policisë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “arrest me burg”.

s.a/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *