Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë për Hajdaragën: Humbëm një mik të mirë

Dita

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka shprehur pasditen e së hënës ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-Ministrit të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë  ka thënë se “Luan Hajdaraga do të mbahet mend nga miqtë e tij të shumtë diplomatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku ai shërbeu për 4 vite si Zv.Ministër dhe Ministër i Jashtëm në detyrë, për përgjegjshmërinë e lartë ndaj detyrës, për mbështetjen që i jepte dhe vlerësimin që shprehte për punën e palodhur të të gjithë trupës diplomatike Shqiptare, si dhe për kontributin tij të çmuar në avancimin e Shqipërisë në proceset e integrimit Euro-Atlantik.”

Këshilli e përmbylli ngushëllimin duke thënë se diplomatët shqiptarë, në detyrë dhe jashtë MEPJ-së, humbën një mik të mirë.

s.a/dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *