Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka shprehur pasditen e së hënës ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-Ministrit të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka thënë se “Luan Hajdaraga do të mbahet mend nga miqtë e tij të shumtë diplomatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku ai shërbeu për 4 vite si Zv.Ministër dhe Ministër i Jashtëm në detyrë, për përgjegjshmërinë e lartë ndaj detyrës, për mbështetjen që i jepte dhe vlerësimin që shprehte për punën e palodhur të të gjithë trupës diplomatike Shqiptare, si dhe për kontributin tij të çmuar në avancimin e Shqipërisë në proceset e integrimit Euro-Atlantik.”
Këshilli e përmbylli ngushëllimin duke thënë se diplomatët shqiptarë, në detyrë dhe jashtë MEPJ-së, humbën një mik të mirë.
s.a/dita

Keni humbur nje hajdut mor plera , ky veç ka vjedhur parate dhe djersen e ketij populli si çdo politikan shqiptar
Vertet nje njeri shume i mire. U prehte ne paqe. Kosta.