Përfshihet nga flakët apartamenti në Durrës, shpëtohet i moshuari

Leda Hysa

 

Një banesë në Durrës është përfshirë nga flakët e zjarrit paraditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 5 të qytetit bregdetar.

Mësohet se forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë, duke larguar nga apartamenti një të moshuar, dhe më pas kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Sakaq, kanë nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e zjarrit që përfshiu apartamentin.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *