Një banesë në Durrës është përfshirë nga flakët e zjarrit paraditen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 5 të qytetit bregdetar.
Mësohet se forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë, duke larguar nga apartamenti një të moshuar, dhe më pas kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Sakaq, kanë nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e zjarrit që përfshiu apartamentin.
l.h/ dita
