Djali i Osama Bin Laden është martuar me vajzën e Mohammed Atta, i cili njihet si rrëmbyesi kryesor i avionëve në sulmet terroriste të 11 shtatorit.
CBS raporton se Hamza Bin Laden është kurorëzuar në një ceremoni islame në Afganistan.
Emri i nuses nuk është zbuluar, por besohet të jetë shtetase egjiptiane. Sa për moshën, mendohet të jetë në fund të adoleshencës ose në fillim të 20-ave.
Hamza thuhet të jetë numri dy në organizatën al-Kaida, ndërkohë që, lideri aktual është Ayman al-Zawahiri.
Familjarët e Bin Ladenit kanë deklaruar se Hamza ka si qëllim të marrë hak për vdekjen e babait, i cili u vra në një sulm para 7 vitesh.
Agjencitë e inteligjencës amerikane janë prej dy vitesh në kërkim të tij, por vendndodhja e Hamzait ende nuk dihet, edhe pse mendohet se gjendet brenda territorit të Afganistanit.
s.a/dita

s’paska mar mbesen e salih rrahmanit pri vicidoli !
vallahi jena zhgenjy
e merr për gru të dytë!!
ska ven për zhgënjim këtu!!
i ri osht çuni!!
goca pak e vjetër dhe lafazone, por sprish punë!!