“Kurorëzim terroristësh”, djali i Osama Bin Laden martohet me…

Dita

Djali i Osama Bin Laden është martuar me vajzën e Mohammed Atta, i cili njihet si rrëmbyesi kryesor i avionëve në sulmet terroriste të 11 shtatorit.

CBS raporton se Hamza Bin Laden është kurorëzuar në një ceremoni islame në Afganistan.

Emri i nuses nuk është zbuluar, por besohet të jetë shtetase egjiptiane. Sa për moshën, mendohet të jetë në fund të adoleshencës ose në fillim të 20-ave.

Hamza thuhet të jetë numri dy në organizatën al-Kaida, ndërkohë që, lideri aktual është Ayman al-Zawahiri.

Familjarët e Bin Ladenit kanë deklaruar se Hamza ka si qëllim të marrë hak për vdekjen e babait, i cili u vra në një sulm para 7 vitesh.

Agjencitë e inteligjencës amerikane janë prej dy vitesh në kërkim të tij, por vendndodhja e Hamzait ende nuk dihet, edhe pse mendohet se gjendet brenda territorit të Afganistanit.

s.a/dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *