Stafi i aeroportit të Berlinit “Schönefeld” mendonte se kishte zbuluar eksploziv pasi gjeti një pajisje të dyshimtë në bagazhet e kontrolluara në aeroport… por realiteti ishte pak më ironik.
Një terminal u evakua dhe fluturimet u stopuan pasi mbajtësit e bagazheve në qendrën e transportit njoftuan sigurinë se skaneri me rreze X gjeti një pajisje të çuditshme mes qeseve të një pasagjeri.
Por në realitet bëhej fjalë për një vibrator nga Ann Summers që pasagjeri e kish blerë një javë më parë me të dashurën e tij.
Duke shkruar në një postim në mediet sociale, pasagjeri i ofenduar tha se u ndal në kontrollin e pasaportave dhe ju kërkua të ndiqte zyrtarët e sigurisë në zonën e klasifikimit.
“Kur arrita, terminali po evakuohej. Unë iu afrova një oficeri policie dhe i thashë se duhej të kontrolloja çantën time me mbajtësit e bagazheve. Ai kërkoi emrin tim dhe pasaportën time. Më pas ai foli në radio dhe disa policë të armatosur më sulmuan me armë automatike”, shkruan udhëtari
Pasagjeri, i cili kur u kontaktua nga RT, kërkoi të mbetej anonim për arsye profesionale, tha se ai u çua në një zonë tjetër ku pa një anëtar të skuadrës antibombë, të veshur me mbrojtëse, që ecte ngadalë drejt çantës së tij.
Incidenti thuhet se i bëri të qeshnin pafund forcat e sigurisë, por udhëtari i turpëruar i akuzoi ata se kishin bërë që ai të humbiste fluturimin për në shtëpi.
Një zëdhënës i Policisë Federale konfirmoi gjetjen e vibratorit për gazetën “Berlin Morgen Post”.
“Zona përreth valixheve ishte e mbyllur për një orë, gjë që ndikoi edhe në disa sportele të tjera të kontrollit”, tha zëdhënësi.
l.h/ dita

Kjo eshte bota perendimore, nuk u punojne hallatet dhe merren me vegla artificiale, nga qe nuk kane takat i duan edhe me bateri per t’i vene ne pune.
Hajde forca sigurie hajde, hajde skuader anti-kar artificial hade.
Oh sa kom qesh.
C’po na shohin syte dhe c’po na degjojne veshet.
Kjo tregon se policia nuk perdor vibrator!
Kjo eshte nje gje pozitive se tregon aftesine e saj kudo, edhe ne krevat. I mjaftojne veglat natyrore.