Vibratori që dyshohej për bombë

Leda Hysa

 

Stafi i aeroportit të Berlinit “Schönefeld” mendonte se kishte zbuluar eksploziv pasi gjeti një pajisje të dyshimtë në bagazhet e kontrolluara në aeroport… por realiteti ishte pak më ironik.

Një terminal u evakua dhe fluturimet u stopuan pasi mbajtësit e bagazheve në qendrën e transportit njoftuan sigurinë se skaneri me rreze X gjeti një pajisje të çuditshme mes qeseve të një pasagjeri.

Por në realitet bëhej fjalë për një vibrator nga Ann Summers që pasagjeri e kish blerë një javë më parë me të dashurën e tij.

Duke shkruar në një postim në mediet sociale, pasagjeri i ofenduar tha se u ndal në kontrollin e pasaportave dhe ju kërkua të ndiqte zyrtarët e sigurisë në zonën e klasifikimit.

“Kur arrita, terminali po evakuohej. Unë iu afrova një oficeri policie dhe i thashë se duhej të kontrolloja çantën time me mbajtësit e bagazheve. Ai kërkoi emrin tim dhe pasaportën time. Më pas ai foli në radio dhe disa policë të armatosur më sulmuan me armë automatike”, shkruan udhëtari

Pasagjeri, i cili kur u kontaktua nga RT, kërkoi të mbetej anonim për arsye profesionale, tha se ai u çua në një zonë tjetër ku pa një anëtar të skuadrës antibombë, të veshur me mbrojtëse, që ecte ngadalë drejt çantës së tij.

Incidenti thuhet se i bëri të qeshnin pafund forcat e sigurisë, por udhëtari i turpëruar i akuzoi ata se kishin bërë që ai të humbiste fluturimin për në shtëpi.

Një zëdhënës i Policisë Federale konfirmoi gjetjen e vibratorit për gazetën “Berlin Morgen Post”.

“Zona përreth valixheve ishte e mbyllur për një orë, gjë që ndikoi edhe në disa sportele të tjera të kontrollit”, tha zëdhënësi.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Kjo eshte bota perendimore, nuk u punojne hallatet dhe merren me vegla artificiale, nga qe nuk kane takat i duan edhe me bateri per t’i vene ne pune.
    Hajde forca sigurie hajde, hajde skuader anti-kar artificial hade.
    Oh sa kom qesh.
    C’po na shohin syte dhe c’po na degjojne veshet.

  • Kjo tregon se policia nuk perdor vibrator!
    Kjo eshte nje gje pozitive se tregon aftesine e saj kudo, edhe ne krevat. I mjaftojne veglat natyrore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *