Plagosi me thikë pronarin e lokalit në Shkodër, arrestohet 44-vjeçari

Dita

Autori i plagosjes me thikë të pronarit të një lokali në lagjen “Rus” në Shkodër, ka përfunduar pasditen e së dielës në pranga.

I arrestuari është Ylli Shabanaj, 44 vjeç, banues në lagjen “Partizani” Shkodër.

Mëngjesin e së dielës, Shabanaj goditi me thikë për motive të dobëta pronarin e lokalit ku ai ishte klient, shtetasin Shyqyri Ahmeti, 50 vjeç.

I plagosuri u dërgua menjëherë në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *