Autori i plagosjes me thikë të pronarit të një lokali në lagjen “Rus” në Shkodër, ka përfunduar pasditen e së dielës në pranga.
I arrestuari është Ylli Shabanaj, 44 vjeç, banues në lagjen “Partizani” Shkodër.
Mëngjesin e së dielës, Shabanaj goditi me thikë për motive të dobëta pronarin e lokalit ku ai ishte klient, shtetasin Shyqyri Ahmeti, 50 vjeç.
I plagosuri u dërgua menjëherë në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
s.a/dita
