May: Të dyshuarit për helmimin e Skripal, oficerë të inteligjencës ruse

Dita

Kryeministrja britanike Theresa May është shprehur se dy të dyshuarit për helmimin e Skripal, Aleksandër Petrov dhe Ruslan Boshiro, janë oficierë të inteligjencës ruse.

May duke folur në Parlament paraditen e sotme, përsëriti akuzën e mëparshme ndaj qeverisë ruse për helmimin e ish-agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij me agjentin nervor Novichok.

“Ne kishim të drejtë kur thamë në mars se shteti rus është përgjegjës”, u shpreh kryeministrja.

Ndonëse hetuesit e policisë britanike thanë më parë se nuk kishin prova që e lidhnin qeverinë ruse me të dyshuarit, May këmbënguli që shërbimet britanike të inteligjencës ofruan prova, të cilat i identifikonin ata si oficerë të inteligjencës ushtarake ruse.

Ajo deklaroi më tutje se nëse dy të dyshuarit do të udhëtonin ndonjëherë jashtë Rusisë, Britania e Madhe do të vepronte për t’i arrestuar dhe ekstraduar në tokën e saj.

Sipas Policisë Metropolitane, ata kanë mbërritur në 2 mars në aeroportin e dytë më të madh të Londrës, Gatwick, dhe kanë qëndruar në një hotel në lindje e Londrës përpara se të udhëtonin drejt qytetit të Salisburit, ku Skripal u kontaminua me gazin nervor Novichok.

s.a/dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *