Kryeministrja britanike Theresa May është shprehur se dy të dyshuarit për helmimin e Skripal, Aleksandër Petrov dhe Ruslan Boshiro, janë oficierë të inteligjencës ruse.
May duke folur në Parlament paraditen e sotme, përsëriti akuzën e mëparshme ndaj qeverisë ruse për helmimin e ish-agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij me agjentin nervor Novichok.
“Ne kishim të drejtë kur thamë në mars se shteti rus është përgjegjës”, u shpreh kryeministrja.
Ndonëse hetuesit e policisë britanike thanë më parë se nuk kishin prova që e lidhnin qeverinë ruse me të dyshuarit, May këmbënguli që shërbimet britanike të inteligjencës ofruan prova, të cilat i identifikonin ata si oficerë të inteligjencës ushtarake ruse.
Ajo deklaroi më tutje se nëse dy të dyshuarit do të udhëtonin ndonjëherë jashtë Rusisë, Britania e Madhe do të vepronte për t’i arrestuar dhe ekstraduar në tokën e saj.
Sipas Policisë Metropolitane, ata kanë mbërritur në 2 mars në aeroportin e dytë më të madh të Londrës, Gatwick, dhe kanë qëndruar në një hotel në lindje e Londrës përpara se të udhëtonin drejt qytetit të Salisburit, ku Skripal u kontaminua me gazin nervor Novichok.
s.a/dita

Sherbimi sekret britanik,.paraqiti edhe prova qe sadami
kishte arme kimike, qe pas pushtimit te irakut qe sollen
keto “prova”, doli haptaz qe ishin mashtrime te pastra.
Po ti kishim helmuar ne nuk ngjalleshin me ata…!