Kuqezinjtë, stërvitje të izoluar në Skoci

Dita

Trajneri i përfaqësueses shqiptare ka zgjedhur ta zbresë  skuadrën e tij në fushën e stadiumit të Glasgout vetëm për ndeshjen, pa zhvilluar asnjë seancë të mirëfilltë stërvitore.

Zgjedhja e Panuccit është komentuar si një strategji për të sjellë një lojë me ndonjë element suprizë, pa i dhënë shumë informacion ekipit kundërshtar.

Paraditen e kësaj të hëne ata kanë zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore në një fushë të izoluar, pa përdorur topat, thjesht për të mbajtur në formë gjendjen fizike.

Seanca e fundit stërvitore për kuqezinjtë ka qenë paraditen e së dielës në “Elbasan Arena”.

Ndryshe nga ndeshja e parë me Izraelin, Andi Lila nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen ndaj Skocisë pasi është dëmtuar.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *